Sporti

Pësoi lëndim të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Real Madrid, Diakhaby do t’i nënshtrohet një operacioni

03/06/2024 17:39
nga:Mergim Rreci

Mouctar Diakhaby, i cili pësoi një dëmtim shumë të rëndë në gjurin e djathtë të shtunën, në ndeshjen kundër Real Madridit, do t’i nënshtrohet një operacioni këtë të enjte, më 7 mars, në Lyon të Francës.

Ndërhyrja do të kryhet nga kirurgu ortopedik Bertrand Sonnery–Cottet – i cili operoi Ibrahimovicin në vitin 2022, transmeton GazetaBlic Sport.

Diakhaby u shtrua në spital për 48 orë dhe pasditen e së martës ndodhej në qytetin sportiv të klubit, ku u përshëndet nga të gjithë bashkëlojtarët.

“Po më ndihmojnë shumë, jam i emocionuar. Do të bëj një operacion në Francë, ku kam një shtëpi dhe familjen time”, tha ai për Radio Marca.

Francezi ka një periudhë rikuperimi prej të paktën një viti përpara tij.