Lajme

Gjinekologu Morina: Vaksina HPV nuk ka efekte anësore, mosha ideale kur duhet të merret, 12 vjeç!

03/06/2024 17:34
nga:Y I

Gjinekologu kosovar, Memli Morina, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic’ ka folur në lidhje me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës, ose vaksinën HPV.

Morina tha se është lajm i mirë që ka filluar vaksinimi dhe potencoi se e njëjta nuk ka efekte anësore.

Ai potencoi se mosha ideale për t’u vaksinuar vajzat është 11-12 vjeçe.

“Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga një virus që quhet HPV ose ‘Human Papilloma Virus’ dhe është lajm i mirë që aktualisht ka filluar vaksinimi i vajzave me vaksinën HPV e cila është një mundësi e mirë që në të ardhmen, gjasat që ato vajza kur tashmë do të jenë zonja të kenë probleme me kancerin e qafës së mitrës. Mosha kur duhet të jepet vaksina rekomandohet që të jetë mosha 11-12 vjeç ndonëse mund të jepet edhe në vitet e mëvonshme, mund të jepet deri në moshën 40 vjeç. Mirëpo logjika mjekësore është që të jepet sa më herët në mënyrë që ajo vajzë përpara që të bie në kontakt me virusin, HPV, i cili merret me marrëdhënie seksuale. Faktikisht vaksina nuk ka efekte anësore, efekte të padëshirueshme mund të jenë ethe, temperaturë, dhimbje në vendin e injektimit, por nuk është dëshmu që ka ndonjë problem i cili mund të reflektohet në të ardhmen, gjatë jetës së asaj vajze” tha Morina për “Gazeta Blic”.

Intervista e plotë: