Deputetja e PDK, Ariana Musliu Shoshi ka bërë homazhe në Prekaz.
Ajo ka thënë se Familja Jashari, portret i lirisë tonë e udhërrëfyes për atdhedashurinë e të ardhmen e Kosovës tonë!
Postimi i saj i plotë:
Familja Jashari, portret i lirisë tonë e udhërrëfyes për atdhedashurinë e të ardhmen e Kosovës tonë!
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, e ringjalli krenarinë shqiptare. Çdo përvjetor komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij bëhen më të lavdishëm në historinë e kombit tonë. Përmes emrave të Kushtrimit e Igballit, Blerinës, Fatimes, Blerimit, Liries, Igballes dhe shumë fëmijëve tjerë ne e vazhdojmë misionin për ta ndërtuar dhe fuqizuar shtetin tonë.
Nderime të përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime.
Nderime gjithë dëshmorëve të kombit!


