Lajme

Vitia nga Klinika e Kardiokirurgjisë: Gjithçka në transformim

03/06/2024 15:11
nga:N K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Kardiokirurgjisë ku ka publikuar disa fotografi nga punimet që po bëhen aty.

Vitia tha se gjithçka tashmë është në transformim në këtë klinikë.

Sipas tij, lista e pritjes për pacientë është ulur nga 1 vit në 3 muaj.

Derisa theksoi se tashmë po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi.

“Klinika e Kardiokirurgjisë – gjithçka në transformim. Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi. Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër.Dhomat për infeksione të rënda po izolohen sipas standardeve evropiane. Sallat e operimit janë në proces të renovimit e riorganizimit në përputhje me nevojat dhe standardet kardiokirurgjike. Numri i shtretërve në repart eshte rritur. Klinika do ta ketë depon për barna, hapësirën për materiale kirurgjike, arkivën dhe dhoma për personelin shendetësor. Janë duke u riorganizuar sporteli edhe po bëhen nyje sanitare të reja. Çdo ditë punë të reja për transformimin e plotë klinikë për klinikë”, tha Vitia në Facebook./