Lajme

Matoshi: Kurti e Bislimi jetojnë në dy hemisfera njëkohësisht – pranuan dialogimin e dinarit me Lajçakun që e shohin pro-serb

03/06/2024 14:03
nga:G B

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndroi dje në Kosovë, ku u takua me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Ai tha se përpos për marrëveshjen e Brukselit, zbatimin e saj e Asociacionin, ka folur edhe për çështjen e dinarit.

Por, ndryshe nga Lajçak, nga Qeveria thanë se Bislimi ka deklaruar se dinari nuk është pjesë e dialogut.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti e Bislimi po jetojnë në dy hemisfera njëkohësisht, në realitetin gri që Kosova po humb aleatët dhe në propagandë që gjithçka po shkon për mrekulli.

“Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Bislimi, jetojnë në dy hemisfera njëkohësisht. Në realitetin gri të Kosovës që po i humb aleatët e miqtë për teke e politika të papërgjegjshme dhe në propagandë ku çdo gjë ecë mrekullisht bukur!? Partia në pushtet ka krijuar botën e saj paralele me tik-tok, spiunazh e polici, derisa qytetarët të shkrirë në turma pa kauza reale ende besojnë në mashtrim”, shprehet ai.

Sipas Matoshit, Bislimi pranoi të dialogojë për dinarin me Lajçakun që e sheh si pro serb.

Ai shton se Kurti s’ka asnjë ide politike për vendin, ndërsa që opozita e përkrah në veprimet e tij.

“Bislimi po që pranoi të negociojë dinarin serb në Bruksel me Lajçakun që turma e sheh si proserb!? Taktika të Luftës së Ftohtë, pa asnjë strategji, sepse Kurti & company nuk kanë asnjë ide politike për vendin. Kështu është derisa opozita e mbështet Kurtin në raport me hapat e tij të njëanshëm në veri të vendit, kurse qytetari është i bombarduar me propagandë dhe folklor nacionalromantik”, deklaron analisti Halil Matoshi./Gazeta Blic/

Lajçak pas takimit me Bislimin: Ishte konstruktiv, folëm për zbatimin e marrëveshjes dhe aspekte monetare

Takimi Bislimi-Lajçak/ Nga Qeveria tregojnë se çka u diskutua

“Qeveria mund të ketë një draft të Asociacionit”/ Rugova reagon ndaj Konjufcës: Deklaratat me kontekst elektoral na dobësojnë para miqve