Lajme

Krasniqi: Lufta e përpjekja për liri e Jasharëve janë themelet e pavarësisë

03/06/2024 13:37
nga:Sh R

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz në 26-vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Krasniqi tha se lufta e familjes Jashari dhe përpjekja për liri e mosnënshtrim janë themelet e pavarësisë së shtetit.

“Lufta e tyre dhe përpjekja titanike për liri dhe mosnënshtrim janë themelet e pavarësisë së shtetit tonë. Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, Familjes Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit”, tha Krasniqi.

Postimi i plotë: