Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, e ka përmendur vizitën e tij në Kosovë që e bëri në fillim të këtij viti në një video të shpërndarë në platformën X, derisa ishte duke folur për punën dhe arritjet e tij.
Ai tha se ka vizituar Ballkanin dhe kanë fokus vendet që nuk janë stabil.
“Kam vizituar Ballkanin ku po investojmë në vende që kanë nevojë për stabilitet, si Kosova. Dhe ne jemi duke punuar në të gjithë qeverinë, ne jemi një qeveri me një ekip, kështu që unë jam duke punuar”, ka thënë Cameron.
Cameron në vizitën e tij ishte takuar me liderët e shtetit të vendit, ku kishte thënë se do të ndihmojë Kosovën që të ketë sa më shumë njohje, si dhe e kishte dënuar agresionin në Banjskë që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar.