Harry Kane i ka bërë thirrje Bayern Munich që të përdorë fitoren e tyre 3-0 ndaj Lazios si një “pikë kthese” në sezonin e tyre të lëkundur.
Kane shënoi dy gola kur Bayern arriti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke përmbysur rezultatin 1-0 nga ndeshja e parë në Romë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse luajmë kështu në shumicën e ndeshjeve, do të dalim me fitore”, tha Kane.
“Ishte një ditë e mirë. Ka qenë një sezon i mirë deri më tani për sa i përket golave, por si ekip e dimë se mund të bëjmë më mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport