Lajme

Me homazhe sot do të nderohen të rënët në Prekaz dhe gjithë Kosovën

03/06/2024 09:21
nga:G B

Dita e dytë kushtuar Epopesë së UÇK-së, nis me orën mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, e cila i dedikohet “Epopesë së UÇK-së:

Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse nga ora 17:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.