Pranë shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” të Beogradit është shfaqur një mbishkrim me një urim për ditëlindjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në mur shkruhet – “Serbia është e përjetshme përderisa besnikë janë fëmijët e saj, urime ditëlindjen”, transmeton N1 Serbia.
Shkronjat me ngjyra “A” dhe “V” në të kuqe dhe blu, tregojnë qartë se kujt i drejtohet ky mesazh.
Kujtojmë se shkolla fillore “Vladislav Ribnikar” është shkolla ku më 3 maj të vitit të kaluar ndodhi masakra ku mbetën të vrarë nëntë nxënës dhe roja i shkollës, pas së cilës i gjithë vendi ishte në zi.
Grafitom u blizini škole „Vladislav Ribnikar“ čestitali Vučiću rođendan https://t.co/PrkgzPCyKo
— TV N1 Beograd (@n1srbija) March 5, 2024