Gazetari Mohamed Salama, raportohet se është vrarë nga bombardimet në një shtëpi në qytetin Deir al-Balah.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Media e Qeverisë së Gazës, ku edhe kanë treguar numrin e gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori.
“Numri i gazetarëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor është rritur në 133”, thuhet në njoftimin e tyre.