Lajme

Taravari: Largimi i BDI-së nga pushteti do të ishte mirë për të, shqiptarët dhe Maqedoninë

03/05/2024 22:10
nga:Y I

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Opozita e Bashkuar Shqiptare, Arben Taravari, tha se nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Megjithatë, ai shtoi se është koha që kjo parti të largohet nga pushteti.

“Nuk kemi vija të kuqe, komunikimi vazhdon me të gjitha partitë, por në parim jam i sigurt se opozita shqiptare do ta sjellë ndryshimin e pritur gjatë te shqiptarët, 22 vjet një parti edhe sikur çdo gjë të ishte mirë është shumë”, tha Taravari.

Ai shtoi se BDI-ja ka pasur skandale dhe afera, përfshirë manipulim të zgjedhjeve.

“Keqpërdorim në zgjedhje ka pasur, këtë e dinë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sidomos në zgjedhjet e fundit të 2020, se janë manipuluar po se po, se ka pasur vota që janë blerë, në këto zgjedhje opozita e bashkuar do të fitojë, por diferenca do të jetë pak më e madhe që të mundet të manipulohen”, tha Taravari në Rubikon.