Drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), Sergey Naryshkin ka thënë se Alexei Navalny ka vdekur për shkaqe natyrore.
Naryshkin gjithashtu e akuzoi Perëndimin për përdorimin joetik të vdekjes së tij dhe siç u shpreh ai, kjo u bë për përfitime politike, shkruan Sky News.
“Unë nuk mendoj se kjo ishte një lloj komploti i veçantë, por njerëzit kanë një veçori herët a vonë jeta përfundon, ata vdesim. Navalny vdiq nga shkaqe natyrale. Kjo është e pamoralshme, e pandershme, joetike. Çfarë mund të them tjetër?” u shpreh ai.