Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, tha se Dejona Mihali është grua punëtore e cila zbaton urdhrat e kryeministrit Albin Kurti.
Kuçi tha se “në momentin që Dejona nuk i vyen Albin Kurtit e gjuan në rrugë”.
“Dejona nuk e ka pas pushtetin e tillë në LVV, Dejona ka tregu lojalitet pasi ne kemi dalë nga VV. Dejona është grua punëtore këtë e dim të gjithë. Ajo ka tregu lojalitet ndaj Kurtit dhe përmes saj Kurti e bën pushtetin që ai don”, tha Kuçi në Pressing.
“Disa nga ligjet problematike që janë kthyer nga Gjykata Kushtetuese të Albulena Haxhiut janë të shkruara komplet nga Dejona Mihali, e cila i ekzekuton urdhrat e Kurtit, i shërben Kurtit”, tha ajo.
“Dejona është Albin Kurti, në momentin që Dejona nuk i vyen Albin Kurtit e gjuan në rrugë. Dejona për momentin është personi më lojal që punon më së shumti”, shtoi ajo.