Lajme

Hoti: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit nuk siguron njohje reciproke!

03/05/2024 20:38
nga:Y I

Deputeti i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas intervistës së të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se kjo intervistë tregon se ku është katandisur Kosova, teksa sipas tij, tash e tri vite nën qeverisjen e Albin Kurti, nuk ka transparencë në procesin e dialogut.

Ai thotë se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit nuk sigurojnë njohje reciproke.

“Marrëveshja e Brukselit/Ohrit, jo që nuk siguron njohje reciproke, por e kushtëzon progresin euro-integrues të Kosovës dhe njohjet e anëtarësimet e saj në organizata ndërkombëtare me themelimin e asociacionit” shkruan Hoti raporton Gazeta Blic.

Hoti në reagimin e tij thotë se është e pakuptueshme pse është hequr dorë nga dialogu për marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Reagimi i plotë: