Sporti

Inzaghi me rekord të ri në Serie A, kalon Ancelottin e Allegrin

03/05/2024 19:04
nga:Lorik J

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shumë afër fitimit të titullit të dytë italian në krye të Nerazzurrëve.

Inter kryeson Serie A në krye me 15 pikë përpara Juventusit, 11 xhiro përpara fundit.

Në ndeshjen e tyre të fundit, Inter mundi Genoan 2-1 në shtëpi, suksesi që erdhi në ndeshjen e 300-të të Inzaghit në ligën italiane.

Në këto ndeshje, Inzaghi ka 178 fitore, duke kaluar kështu Carlo Ancelottin dhe Massimiliano Allegri për më shumë fitore në 300 ndeshjet e tyre të para në Serie A.

Ancelotti ka arritur 172 fitore në 300 ndeshjet e para të elitës italiane, ndërsa Max Allegri 171.

/GazetaBlic Sport