Lajme

Arrestohet një zyrtar për keqpërdorim të detyrës, i ndihmoi disa persona ta fitojnë nënshtetësinë jashtëligjshëm

03/05/2024 15:01
nga:N K

Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Mamushës është arrestuar nën dyshimin se ua kishte mundësuar disa personave ta fitonin nënshtetësinë në mënyrë të jashtëligjshme gjatë vitit të kaluar.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari M.S., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

I dyshuari i ka ndihmuar personat në fjalë të regjistrohen në regjistrin civil kosovar dhe pastaj ta fitojnë shtetësinë pa qenë fare të pranishëm në Kosovë gjatë procesit.

“Dyshohet se i njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë./Sinjali/