Lajme

Një ekip i Kombeve të Bashkuara gjen që Hamasi ka kryer dhunë seksuale më 7 tetor

03/05/2024 09:37
nga:N K

Një ekip i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se “ka arsye të prekshme të besueshme” për dhunë seksuale, përfshirë dhunime dhe përdhunime grupore, në natën e sulmit të Hamasit në Izrael, më 7 tetor.

Sipas tyre ka “informacion të besueshëm”, që pengjet kanë qenë subjekt i dhunës seksuale, raporton BBC.

Udhëtimi udhëhiqej nga Pramila Patten, Përfaqësuese Speciale e Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, derisa Hamasi ka mohuar se ushtarët e vet kanë sulmuar gratë seksualisht gjatë natës së sulmeve.

“Ekipi i misionit ka gjetur që ka arsye të besueshme për të besuar  ka pasur dhunë seksuale në disa lokacione gjatë sulmeve të 7 tetorit”, thotë raporti i Kombeve të Bashkuara që thekson se sulmet kanë ndodhur në së paku tri lokacione.