Lajme

Kurti pret në takim Halil Kastratin: Barazia dhe mirëqenia janë synime qendrore të Qeverisë

03/04/2024 18:58
nga:L J

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Në takim, siç njofton Kryeministria, Kastrati ka folur për angazhimin e vazhdueshëm për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që kjo shoqatë ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar. Në takim u theksua se barazia dhe mirëqenia janë synime qendrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar veprimet e ndërmarra në mbështetje të qytetarëve”, u tha në këtë njoftim të Kryeministrisë.