Lajme

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në një sulm me raketa antitank në kufirin Izrael-Liban

03/04/2024 12:36
nga:N K

Mjekët izraelitë kanë bërë të ditur se një person është vrarë dhe shtatë janë plagosur në një sulm me raketa antitank pranë kufirit Izrael-Liban.

Raportohet se një raketë e lëshuar nga Libani goditi një pemishte në këtë kufi, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, sipas mjekëve, dy persona nga shtatë të plagosurit janë në gjendje të rëndë.