Lajme

Kremlini thotë se ushtria gjermane po diskuton planet për të nisur sulme ndaj Rusisë

03/04/2024 12:02
nga:N K

Kremlini tha se një regjistrim i supozuar i diskutimeve ushtarake gjermane tregonte se forcat e armatosura të Gjermanisë po diskutonin planet për të nisur sulme në territorin rus.

Mediat ruse publikuan të premten një regjistrim 38-minutësh të një thirrjeje në të cilën oficerët gjermanë u dëgjuan duke diskutuar armët për Ukrainën dhe një sulm të mundshëm nga Kievi në një urë në Krime, duke bërë që zyrtarët në Moskë të kërkojnë një shpjegim, raporton The Guaridan.

Të shtunën, Gjermania e quajti atë një akt të dukshëm përgjimi dhe tha se po hetonte.

“Vetë regjistrimi thotë se brenda Bundeswehr-it, planet për të nisur sulme në territorin rus po diskutohen në mënyrë thelbësore dhe konkrete. Kjo nuk kërkon ndonjë interpretim ligjor. Gjithçka këtu është më se e qartë”, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Këtu duhet të zbulojmë nëse Bundeswehr-i po e bën këtë me iniciativën e tij. Atëherë pyetja është: sa e kontrollueshme është Bundeswehr dhe sa e kontrollon Scholz situatën? Apo është pjesë e politikës së qeverisë gjermane?”, tha Peskov.

“Të dy (skenarët) janë shumë të keq. Të dy edhe një herë theksojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të perëndimit kolektiv në konfliktin rreth Ukrainës”.

Gjermania është ndër vendet e NATO-s që i kanë furnizuar Ukrainës me armatime, duke përfshirë tanke./Klankosova/