Lajme

Rrahen shoferët në stacionin e autobusëve në Prizren, ambulanca e policia në vendin e ngjarjes

03/04/2024 11:50
nga:G B

Një rrahje dyshohet se ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në Prizren.

Sipas burimeve të Gazeta10, shoferët e autobusëve të Prizrenit dyshohet ta kenë rrahur shoferin e autobusit të Ferizajt.

Njësitet policore, përfshirë hetusit si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ndonëse ende nuk e kanë konfirmuar.