Lajme

Të paktën 30 mijë e 534 palestinezë të vrarë, 71 mijë e 920 janë plagosur

03/04/2024 10:09
nga:N K

Së paku 30 mijë e 534 palestinezë janë vrarë, dhe 71 mijë e 920 janë plagosur, që nga 7 tetori.

Kështu tha Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në territorin palestinez, raporton Sky News.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve izraelite, që nisën më 7 tetor të vitit të kaluar në Rripin e Gazës.