Lajme

Dy të lënduar nga një aksident në Lezhë, katër automjete u përplasën mes vete

03/03/2024 20:03
nga:Sh R

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në lagjën Gurra të Lezhës, ku mes vete u përplasën katër automjete.

Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mjetet janë dëmtuar shumë, ndërsa më tepër njëra nga to e cila duket e shkatërruar, raporton Top Channel.

Në rrugë janë shpërndarë pjesë të mjeteve, përfshirë xhama dhe pjesë të tjera.