Lajme

Kurti përkujton masakrën në Likoshan dhe Qirez :E kaluara duhet përballuar dhe përkujtuar me dinjitet dhe krenari

03/03/2024 16:57
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën e 3 marsit e ka përkujtuar masakrën e Likoshanit dhe fshatit Qirez të Skenderajt.

Kështu është shprehur Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke përmendur historinë e së kaluarës.

“Beqir, Nazmi, Bedri dhe Bekim Sejdiu ishin ndër 20 civilë të parmatosur që u vranë më 28 shkurt 1998, nga policia e shtetit të Serbisë në fshatrat Likoshan dhe Qirez. Kjo ishte masakra e parë mes shumë të tjerash që do t’i kryente Serbia mbi shqiptarët në Kosovë, nga shkurti i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999. Atë ditë, në luftime mes policëve serbë dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë edhe katër dëshmorë, kurse nga trupat serbe mbetën të vrarë 18 policë,” shkruan Kurti.

Postimi i plotë: