Sporti

Derbi i madh i takon Shkëndijës, ekipi shqiptar e “çmonton” Vardarin

03/03/2024 16:02
nga:E K

Shkëndija ka siguruar fitore të rëndësishme në elitën e futbollit maqedonas duke mposhtur në shtëpi Vardarin me rezultat 3-0.

Llogarinë e golave e hapi Çinari në minutën e 34’të të takimit për të dyfishuar avantazhin në minutën e 39’të me golin e dytë personal, shkruan GazetaBlic Sport.

Në pjesën e dytë për 3-0 shënoi Dita në minutën e 54’të.

Me këtë rezultat Shkëndija shkon në kuotën e 42 pikëve në pozitën e 3’të aq sa ka edhe Struga në vendin e dytë, kurse lider vazhdon të mbetet Shkupi me 43 pikë.

/GazetaBlic Sport.