Një vajzë shtatë-vjeçare ka vdekur pasi një varkë e vogël që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore.
Zyrtarët thanë se anija mbante 16 emigrantë kur u fundos disa kilometra larg brigjeve të Dunkirk.
Varka “nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz,” tha autoriteti lokal në një deklaratë, raporton BBC.
Ai shtoi se prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk.