Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat bindës 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Adrian Muja, Kreshnik Uka dhe Leotrim Kryeziu shënuan për fitoren e kryeqytetasve.
Në anën tjetër Malisheva ka siguruar pikët e plota në transfertë ndaj Gjilanit duke mposhtur vendasit me rezultat 2-3.
Drilon Hazrollaj ishte protagonisti kryesor i takimit me hetrikun e tij që i dha fitoren skuadrës së Malishevës, kurse për Gjilanin shënuan Jarovic dhe Shabani.
/GazetaBlic Sport/