Sporti

Christensen konfirmon të ardhmen e tij

03/03/2024 11:52
nga:E K

Andreas Christensen ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pavarësisht spekulimeve të fundit.

Kohët e fundit ka pasur spekulime rreth të ardhmes së danezit, me çështjet financiare të Barcelonës që mund të çojnë në shitjen e tij këtë verë.

Megjithatë, mbrojtësi ka këmbëngulur se ai është “tepër i lumtur” te Barcelona dhe nuk do të lëviz gjatë afatit të verës.

“Unë nuk do të shkoj askund. Unë jam ende jashtëzakonisht i lumtur dhe nuk mund të shoh asgjë tjetër për veten time përveçse të jem këtu pas verës”, tha Christensen për “TV 2 Sport”.

27-vjeçari deri tash ka regjistruar 62 paraqitje për “Blaugranët”, teksa ka kontribuar edhe me një gol edhe tre asistime.

Andreas Christensen ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2026.