Lajme

Aksident mes dy veturave në Deçan, lëndohet një person

03/03/2024 10:08
nga:Gazeta Blic

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Deçan.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 të së shtunës.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident në mes dy veturave. Një person ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.