Përderisa ishte duke e pastruar një shtëpi, një person kishte hasur në një mjet shpërthyes dhe fishekë, në qytetin e Parteshit.
Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Pas kësaj në vendngjarje kanë dalë ekipet e demnimit dhe kanë neutralizuar rrezikun.
“Partesh, 02.03.2024-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar shtëpinë e prindit të tij, ka hasur në një bombë dore dhe dy fishek. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr bombën e dorës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.