Lajme

Artisti nga Kosova, Freskim Rama i këndon Kosovës në “American Idol”

03/02/2024 22:49
nga:Sh R

Fresnik Rama është artisti i radhës që po e dëshmon se nӕ Kosovë ka shumë artistë të talentuar.

Ai që njihet me emrin artistik si “Kim”, ka marrë pjesë në audicionet e “American Idol”, i cili është spektakli më i ndjekur në Shtetet e Bashkuara për zbulimin e talenteve të reja.

Artisti 25-vjeçar, filloi audicionin me këngën “Heal” të artsitit Tom Odell, ndërsa e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën. Ai u pëlqye shumë nga juria e përbërë prej artistëve të ndërkombëtarë si Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie.

Zëri i tij melodik dhe stili i tij i të kënduarit bëri që të merrte dritën jeshile nga tre anëtarët e juristë së “American Idol”.