Sporti

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson bie pa ndjenja në tokë në ndeshjen ndaj Golden Eagle Ylli

03/02/2024 20:36
nga:Mergim Rreci

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes, Bashkimi – Golden Eagle Ylli.

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson kishte probleme shëndetësoer dhe ka rënë pa ndjenja në tokë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë, duke e larguar me barrelë nga palestra dhe janë duke i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse pritet të dërgohet në Spitalin e Prizrenit për ekzaminime shtesë.