Lajme

Spahiu: Samiti i Tiranës fitore e madhe e Vuçiq

03/02/2024 14:15
nga:Y I

Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Samiti i Tiranës ishte një fitore e madhe për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili arriti të promovojë më së miri shtetin e vet.

Sipas tij, pranimi i kërkesave të Vuçiq, që nga mungesa e flamurit të Kosovës te heqja e pikave nga deklarata për Rusinë janë meritë e organizatorit të këtij samiti.

“Samiti i Tiranës ishte një fitore jashtëzakonisht e madhe e Vuçiç me gjithë kompromiset që atij ju bënë përfshi atë simbolik për flamujt. Kjo varet krejtësisht nga organizatorët, përfshi anën simbolike që shpreh gjithmonë thelbin. Në takimin e 6 vendeve të Ballkanit në Kroaci apo Berlin kanë qenë flamujt e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, këtë radhë nuk ishte dhe tregon se sa organizatori në Tiranë ishte më i vëmendshëm ndaj Vuçiç”, tha Spahiu.