Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë foto nga selia e LDK-së bashkë me klasën e dytë të gjeneratës së parë të të rinjve që po ndjekin ligjëratat në Shkollën Politike “Ibrahim Rugova”.
Abdixhiku ka thënë se këta të rinj në javët e ardhshme do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, shtetin e tema të tjera.
“Andi, Besarti, Butrinti, Dilara, Djellza, Donita, Elioni, Erioni, Erza, Gema, Igballja, Lorenta, Luani, Marigona, Rinesa, Rroni, Rinesa, Senati, Vlera e Ylli janë 20 studentët e përzgjedhur nga interesimi i madh për thirrjen e dytë. Mosha mesatare e tyre është 19 vjet. Të gjithë janë studentë të dalluar e me plot kurreshtje politike”
Postimi i plotë:


