Lajme

Imeri: Hamëz Jashari ishte truri i lëvizjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

03/05/2024 14:59
nga:Y I

Ciceroni i kompleksit memorial “Adem Jashari”, Xhevat Imeri, në një rrëfim dhënë për dokumentarin “Expose” prodhim i ‘Gazeta Blic’ tregon me detaje gjithçka ndodhi nga sulmi i 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 mbi familjen Jashari.

Imeri tregon se përpara këtij sulmi, familja, kishte përjetuar edhe dy sulme të tjera që i’u kishin rezituar.

Ai thotë se Hamëz Jashari ishte padyshim truri i Lëvizjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk mund të vjen me 5,6 dhe 7 mars pa e përmend edhe sulmin e pare që ka ndodhur në vitin 1991. Për 7 vite këta kishin luftë edhe fizike edhe psikologjike, një jetë jashtë jashtëzakonisht e vështirë në familje, ku mund të them lirisht se në këtë se pjesa gra dhe fëmijë më shumë gjumin e kanë bërë me rroba veshur sesa kanë qenë të lire në familje. Pjesa e meshkujve kudo që kanë dale në shkollë, rrugë, qytet, kanë qenë të përndjekur nga regjimi serb. Ka qenë një luftë për 7 vjet siç e thashë aq fizike aq edhe psikologjike”

“Vjen 22 janari i vitit 1998, një sulm që ndodhi në ramazan, me qëllim në atë kohë nga regjimi serb që familja të gjendet e papërgatitur dhe e paaorganizuar, por në çdo kohë familja ishte e organizuar dhe në kry të saj ishte Ademi, po në këtë sulm me 22 janar të vitit 1998, Ademi nuk ishte në familje. Edhe pse Ademi ka mungu, familja gjithmonë ishte me roje dhe vëzhgim, kjo bëhet me vigjilencën e Hamzës i cili mund të them lirisht ka qenë edhe truri i Lëvizjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë sulm familja, përgatitur për beteja të tjera, ku ishte 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998” deklaroi Imeri për “Gazeta Blic”.

Imeri tregon se serbët në sulmin ndaj familjes Jashari përdorën të gjithë armatimin që ata e kanë patur gjë të cilën nuk e kishin bërë në luftrat e mëhershme në Kroaci dhe Bosnje.

Ai tregon se pas tre ditë luftimesh të ashpra bie komandati, Adem Jashari, dhe familja e tij.

Imeri thotë se serbët nuk i’a dalin të ‘vrasin qëllimin e organizimit’ sepse vetë lufta e Adem Jasharit dhe familjes së tij u bë simbol edhe i luftës edhe i lirisë edhe i paqes.

“Sa here vjen marsi është një ndjenjë e veçantë, ta kujton këngën e Ilir Shaqirit “Sërish vjen marsi”, edhe në realitet sërish vjen marsi i familjes, i Ademit dhe gjithë këtyre njerzve. Fatkqësia më e madhe është që serbët kanë përdorur të gjithë armatimin që ata e kanë patur, me një armatim i cili nuk është përdorur në luftrat e mëhershme psh në Kroaci , Bosnje dhe Slloveni, kjo është bërë me të vetmin qëllim që të shuhet lëvizja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ata e dinin se lideri i saj ishte Ademi . Ju deshën tri ditë luftë, gjithë ai arsenal i forcave serbe për të vrarë një komandat, një familje, një lagje prej 59 vetash, ku katër prej tyre thojnë që ishin mysafir , por në realitet nuk kanë qenë mysafir, edhe ata kanë qenë pjesë e luftës këtu, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas tre ditësh ranë komandati, familja dhe ky rreth por nuk ja dalin të vrasin këtë qëllim dhe këtë organizim sepse vetë lufta e Adem Jasharit dhe familjes së tij u bë simbol edhe i luftës edhe i lirisë edhe i paqes . Kur ishin 192 përfaqësues të vendeve të ndryshme e pane edhe këta vetë sepse lufta e Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve ishte luftë e drejtë dhe luftohej për liri, me të u bashkua edhe NATO me në krye Amerikën, Ne e themi edhe në pjesën e varrezave që është dëshmia më e forte e kësaj ngjarjeje, e themi me qëllim, sepse në arenën ndërkombëtare regjimi serb ka bërë deziinformatë për ngjarjen këtu se kinse këtu kanë ndekur terroristë. Janë 59 të vrarë prej tyre janë 55 Jashari. 21 janë fëmijë, 13 prej tyre janë mosha fëminore 6 deri në 18 vjet, 23 janë nga gjinia femërore ku ka patur raste të caktuara që kanë qenë edhe shtatzënë duke pritur fëmijë, ka patur prej atyre të rinjve atë ditë që kanë ra e kanë patur ditëlindjen, por pjesa më e vështirë dhe më e dhimbshme është për këta njerëz që sot e bëjnë jetën këtu. Fatkeqësisht shkojnë ne mesin e varrezave, ku 10 nga ata janë pa trupa brenda, në atë kohë është aludu sot është realietet sepse në vitin 2002 është bërë zhvarrimi dhe ADN-ja dhe i shoh atë pjesën e arizume, vëth, zingjir, unaza, apo diçka tjetër. Esenca e tyre të le me kuptu se ato nuk janë marrë nga trupat por nga eshtrat dmth pas katër viteve që është bërë zhvarrimi”. deklaroi Imeri në rrëfimin e tij për dokumentarin ‘Expose’.