Pep Guardiola pranoi në konferencën për shtypin para derbit me Manchester United se sukseset e klubit të tij nuk do të zgjasin përgjithmonë. Dhe sipas tij, një ditë “Djajtë e Kuq” mund të parakalojnë sërish ‘Citizens’.
Thënë kjo, mbështetur edhe nga ndryshimet e fundit në hierarki të United, pasi Sir Jim Ratcliffe bleu 25% të aksionet të klubit, duke ndezur shpresën për ndryshim pas shumë vitesh tek 20 herë kampionët.
“Çdo skuadër ka periudha të ndryshme suksesesh. Në vitet 80’ ishte Liverpooli, në 90’ Manchester United. Në dekadën e fundit kemi dominuar ne, pasi kemi fituar shtatë herë Premier League.
Synojmë ta zgjasim këtë ecuri për shumë vite me radhë. Në klubet e mëdha të duhet të fitosh, jo vetëm tek United. Sigurisht që nuk është e lehtë të drejtosh një skuadër që më herët ishte mësuar me sukseset e vazhdueshme të Sir Alex Ferguson.
Më parë në Angli, klubet kishin më shumë durim me trajnerët, por sot gjërat kanë ndryshuar. Mendoj se United ka treguar vazhdimësi në këtë vit të ri. Të fitosh në fushën e Wolves dhe Aston Villës të duhet kualitet.
Ata kanë vetëm një humbje ndaj Fulhamit’’, theksoi trajneri spanjoll në prononcimin e tij para derbit.
Derbi Manchester City-Manchester United përkon me javën e 27-të të Premier League.