Lajme

Përshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Mati 1”

03/01/2024 17:34
nga:Sh R

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar ajo për Gazeta Blic.