Lajme

Shqipëria dhe Azrebajxhani nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e vizave

03/01/2024 14:51
nga:Y I

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave me Azerbajxhanin.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, përmes një postimi në X.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë ndërmjet zëvendësministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besart Kadia dhe homologut të tij nga Azerbajxhani.

Marrëveshja e nënshkruar në Baku, hap mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.