Lajme

Ceremonia e varrimit të Navalnyt u mbajt ‘shpejt e shpejt, thotë ekipi i të ndjerit

03/01/2024 14:03
nga:Y I

Ekipi i Alexei Navalnyt deklaroi se më pak se 300 njerëz u lejuan brenda kishës për ceremoninë lamtumirëse, e cila u mbajt “sa më shpejt të ishte e mundur”, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Arkivoli i Navalnyt u nxor nga kisha më pak se një orë pas fillimit të ceremonisë.

Që atëherë ka mbërritur në varrezat Borisovskoye pas një udhëtimi të shkurtër.

Fondacioni kundër korrupsionit i liderit të opozitës ruse ka postuar pamje televizive të njerëzve që hedhin lule në makinën e varrosur të Navalnyt teksa thërrisnin “faleminderit, Alexei!”.