Lajme

Haxhiu: Marsi sjell pranverën, gratë barazinë!

03/01/2024 12:21
nga:N K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për të pestin vit me radhë do të shënohet muaj i aktiviteteve për gratë në vendin tonë.

Përmes një video – adresimi Haxhiu, njëherësh kryetarja e organizatës për gratë në Vetëvendosje tha se GVV do të zhvillojë aktivitete që adresojnë përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave në tërë komunat e vendit.

“Marsi sjell pranverën – GRATË BARAZINË! Angazhohemi në përditshmëri për pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave, edukimin dhe qasjen në arsim, në shërbime shëndetësore, barazi në pronë dhe në vende të punës, njohjen e të drejtave riprodhuese, të drejtën për të vendosur vetë për veten, të drejtën për jetë të dinjitetshme”, tha Haxhiu