Lajme

“Rusia do sulmojë përmes Serbisë”, Hoxha: Urgjent të armatoset Shqipëria e Kosova!

03/01/2024 12:00
nga:Y I

“Mbrojtje gjithëpërfshirëse” është koncepti i ri në të cilin është duke punuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Ajo është ende në fazën e hartimit, por përbën prioritet kryesor për këtë ministri.

Analisti nga Kosova Ylli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Rusia kërkon të sulmojë në Ballkan përmes Serbisë, ndaj Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të humbin kohë për t’u armatosur.

Sipas tij, ky ishte edhe paralajmërimi që bëri në Tiranë dy ditë më parë president i Ukrainës, i cili kërkoi mobilizim më të madh ushtarak të rajonit për të qenë të përgatitur për një sfidë të mundshme.

“Që nga ‘Banjska’ trupat e NATO-s në Kosovë janë 4-fishuar, që tregon për riskun potencial që Serbia duke qenë vazhdimësi e politikës së Putin në Ballkan, të hapë një konflikt me Kosovën. Është mirë që Kosova të fillojë përgatitjet e veta dhe të njëjtë gjë duhet ta bëjë edhe Shqipëria. Vetë Zelensky paralajmëroi mundësinë e një plani real të Rusisë për të nisur konflikt në Ballkan duke apeluar për mobilizim shumë më të madh në Ballkan për t’u përgatitur për një sfidë shumë më të madhe që mund të na paraqitet”, tha analisti.