Sporti

Kaosi te Kameruni, Eto’os i hiqet një e drejtë ekskluzive

03/01/2024 10:13
nga:E K

Kombëtarja e Kamerunit po kalon kohë të vështira së fundmi. Eliminimi nga Kupa e Afrikës në raundin e 1/8-tave nga Nigeria, por edhe përplasjet e vazhdueshme të Andre Onanas me trajnerin Rigobert Song, bënë që ky i fundit të largohej dhe të mos e rinovonte kontratën.

Por, në këtë mes është i përfshirë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, ish-futbollisti i famshëm, Samuel Eto’o. Ky i fundit është akuzuar disa herë se favorizon lojtarë të caktuar ndërsa tashmë kundër i del edhe qeveria.

Do të jetë pikërisht qeveria ajo që do të zgjedhë trajnerin e ardhshëm të kombëtares duke ia hequr këtë të drejtë ekskluzive presidentin të Federatës, Samuel Eto’o. Në këtë formë, ish-sulmuesi i mbetet vetëm posti pasi të drejta të tjera nuk ka, ndërsa në Kamerun presin që Eto’o të largohet nga Federata