Lajme

Berisha: Pakoja e dytë e masave ndëshkuese është afër, do të jetë goditëse për mbrojtjen dhe sigurinë

02/29/2024 14:22
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në një intervistë për GazetaBlic thotë se partia në pushtet, tashmë e dinë humbjen e vet.

Madje, sipas tij VV’ja krejt veprimet e fundit po i bën për shkak të zgjedhjeve.

“Vetëvendosje tashmë e ka lexuar dështimin e humbjen e vet, prandaj po mundohet të lëshoj para e deklaratat kinse po punojnë”, tha Berisha.

Berisha thotë se pakoja e dytë e masave ndëshkuese është në prag, teksa shton se do të jenë shumë goditëse se të tjerat.

“Ne jemi në prag të masave ndëshkuese. Është paralajmëruar që pakoja e dytë e sanksioneve do të jetë shumë më goditëse sepse do të prek edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Berisha.

“Kësaj qeverie duhet t’i lihet e gjithë koha, që pastaj të mos dal me kauza që kinse nuk e kemi lënë me i përmbyll proceseet”, shtoi ai.

Haradinaj e thotë përsëri: Veprimet e Kurtit në interes të Putinit, kryeministri jonë po i ndihmon atij