Lajme

Hoti për mosprezencën fizike të Kurtit në Tiranë: Ligjëratat nëpër Irlandë, pretekst për të ikur nga ky takim

02/29/2024 14:22
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reagua për mospjesëmarrjen fizike të kryeministrit, Albin Kurti në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Hoti u shpreh se nuk ka asgjë më të rëndësishme për qeverinë se ky Samit dhe i quajti “ligjëratat nëpër Irlandën Veriore vetëm pretekst për të ikur nga ky takim”.

Ai tha se Samiti në Tiranë është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë: