Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet në demokraci sepse sipas tij, në demokraci e kanë gjetur vendin.
Këtë deklaratë, Haradinaj e tha në një intervistë për GazetaBlic.
“Vendin e kanë gjetë në demokraci, në demokraci i kanë fituar zgjedhjet”, tha ai.
Sipas Haradinajt, po të ishte Putini kryeministër i Kosovës nuk do të ndihmonte veten më mirë, se sa që Kurti po e ndihmon atë.-
“Veprimet e Kurtit, sjellja e tij që na largon nga agjenda e NATO-s janë interes i Putinit, pra edhe ai me pas qenë kryeministër i Kosovës nuk kishte mundur ta ndihmonte veten më mirë, se sa që Kurti e ka ndihmuar atë”, tha Haradinaj për GazetaBlic.
Paralajmëron shoqëria civile: Mund të ketë masa të reja ndaj Kosovës!