Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me postimin e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton GazetaBlic.
Mushkolaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë: “Kqyrjani fotografinë këtij kryetarit t’LDK’së. Me ta kompleksu Kim Jong Unin”.
“Koha jonë po vjen”, ka paralajmëruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa të mërkurën ka mbledhur strukturat partiake në Prishtinë.
“Pesë degë, një rrugë, një qëllim”, ka nisur përshkrimin e këtij mobilizimi Abdixhiku, duke thënë se “rritjet e LDK-së”, i vënë kundërshtaret përballë.