Sporti

Gjendja e stadiumit “llom”, por komisioni vendos që dueli Rahoveci – Dinamo të luhet në “Jahja Danuza”

02/29/2024 12:17
nga:Lorik J

Në fundjavë do të luhet xhiro e 17’të të Ligës së Parë të futbollit vendor.

Në këtë xhiro, ballafaqimi mes Rahovecit dhe Dinamos nga Ferizaj do jetë një nga interesantit për t’u ndjekur. Megjithatë, diçka e çuditshme ka ndodhur para këtij dueli, pasi Rahoveci është kthyer në shtëpinë e tyre, pra në stadiumin e Qytetit Jahja Danuza, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky stadium nuk i plotëson kushtet optimale për ndeshje, andaj Rahoveci i zhvilloi disa nga ndeshjet e tyre si vendas në Malishevë.

Por, pavarësisht ankesave dhe gjendjes së stadiumit, Komisioni i FFK’së ka vendosur që takimi mes Rahovecit dhe Dinamos të zhvillohet në “Jahja Danuza”…

Më poshtë pamjet e stadiumit: