Lajme

Idrizi viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri

02/29/2024 11:19
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri.

“Kryetarit të ri i dëshiruam punë të mbarë dhe i siguruam bashkëpunim të ngushtë mes Këshillit të Bashkësisë Islame dhe Komunës së Vushtrrisë!”, ka shkruar ai,.

Postimi i plotë:

Bashkë me nënkryetarin Zhegrova, ishim për vizitë urimi në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, te kryetari i sapo zgjedhur Dr.Ejup Haziri.
Kryetarit të ri i dëshiruam punë të mbarë dhe i siguruam bashkëpunim të ngushtë mes Këshillit të Bashkësisë Islame dhe Komunës së Vushtrrisë!
Kryetarin e deritanishëm profesor Shemsi Rrahimi e falënderuam për punën, kontributin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur.