Cristiano Bergodi, trajneri i Rapid Bucurestit është tejet i lumtur me paraqitjet e Albion Rrahmanit në Rumani.
Sulmuesi kosovar realizoi dje dy gola në ndeshjen ndaj UTA Arad, që ekipi i tij e fitoi me rezultatin 4-1, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Rapidit kishte veç fjalë pozitive për futbollistin kosovar.
“Rrahmani filloi të dialogonte me Burmazin. Ata janë ‘vdekjeprurës’, jo vetëm Rrahmani, por edhe Burmazi”, tha Cristiano Bergodi, pas ndeshjes me UTA-n, cituar nga as.ro.
/GazetaBlic Sport/